Greva e urisë së PS-së, dy grevistë të tjerë dërgohen në spital
Edhe dy persona të tjerë dolën nga greva e urisë e Partisë Socialiste.
Mjekët kanë transportuar me autoambulancë në drejtim të spitalit, shtetasit Armando Uruci nga Tirana dhe Viktor Hila nga Guri i Zi.
Për të dy grevistët, mjekët thanë se ishin në gjendje të rëndë të shkaktuar nga mungesa e ushqimit tashmë prej 17 ditësh.
Pas analizave të zakonshme që mjekët bëjnë çdo ditë tek grevistët me qëllim monitorimin e situatës, janë konstatuar probleme në shëndetin e këtyre grevistëve dhe menjëherë mjekët vendosën dërgimin e tyre në spital.
Sot në mbrëmje numri i personave që kanë lënë grevën që nga fillimi i saj më 30 prill 2010 shkoi në 52.