E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Sy m’sy”, Rama: Dy postime live çdo javë, për t’iu përgjigjur sa më shumë komentuesve

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një hapësire të posaçme kohore, për t’iu përgjigjur sa më shumë komentuesve në rrjetet sociale për çështje të ndryshme të aktualitetit përfshirë edhe votën e diasporës.

Duke iu referuar rubrikës “Sy m’sy”, ku përmes videomesazheve i përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, Rama tha se do të ketë dy postime live (të drejtpërdrejta) çdo javë për t’iu përgjigjur komentuesve.

“Duke qenë se postimet Sy m’Sy janë bërë shkak i ca ankesave të tipit, ‘po mua pse s’më përgjigjesh?’, apo ‘pse u përgjigjesh vetëm atyre që shajnë?’, atëherë edhe për shkak se ka edhe mesazhe që lidhen me votën e diasporës deri tek ‘si mund të votoj?’, them se ia vlen të provojmë edhe dy postime në mëngjes Live çdo javë, ku s’do t’i përgjigjem dot të gjithëve natyrisht, po edhe jo vetëm njërit. Shihemi nesër në 8:30 këtu dhe në Instagram kush të dojë”, u shpreh Rama.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›