E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi viziton Mbretërinë e Holandës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës nga data 20 deri në 24 prill.
 

Gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari do të takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Gerdi Verbeet, me Rene van der Linden, kryetar i Senatit të Holandës, si dhe me zyrtarë te tjerë të lartë të institucioneve holandeze.
 

Krasniqi në këtë vizitë do të shoqërohet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të kryekuvendarit dhe Skënder Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›