E Diel, 1 Nëntor 2026

Veshtiresite ekonomike gjendet e vetevarur ne litar nena e 2 femijeve

KOLONJE- Vetevaret ne kushte depresioni per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike dhe divorcit nje grua nga rrethi i Kolonjes. Policia ben te ditur se 37 vjecarja Dhurata Kacolli banuese ne fshatin Starje te rrethit te Kolonjes nena e dy vajzave eshte gjetur e vetevarur mengjesin e se martes ne oborrin e shtepise se motres se saj ne fshatin Starje tek e cila banonte prej disa kohesh. Policia sqaroi se viktima eshte gjetur e vetevarur ne mengjes nga vajza e saj por nga ana tjeter nuk kishte paralajmeruar me pare apo te kishte bere ndonje deshmi se do te kryente kete akt tragjik. Sipas te dhenave te policise qe i referohen deshmive te te afermve te viktimes 37 vjecarja Kacolli rreth kater vjet me pare eshte divorcuar nga burri i saj dhe pas kesaj jetonte e se bashku me dy vajzat tek shtepia e motres ne fshatin Starje te Kolonjes. Hetimet qe ka kryer policia per kete rast vetevrasjeje te nenes se dy femijeve kane nxjerre si shkak nje gjendje te veshtire ekonomike ne te cilat jetonin por edhe nje depresion mendor qe i eshte shkaktuar viktimes pas divorcit nga burri i saj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›