E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, u kap me heroinë, arrestohet 19-vjeçari

 Operacioni i koduar “Finalizimi 7”, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ahmet Sami Kushi, 19-vjeç, lindur e banuese në lagjen “5 Maji” Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë, shtetasit të lartëpërmendur, iu gjeten dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako e vogël transparente  me një sasi prej 02 gram Heroinë, gjithashtu iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilsine e provës materiale rreth 18.250 leke.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjend dhe iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale një qese plasmasi, brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë narkotike e lloit Cannabis Sativa, me peshe 234,4 gram, si dhe një pako e vogël e mbeshtjelle cilifon transparent  me një sasi prej 04 gram, e cila dyshohet se është lëndër narkotike e lloit Heroinë.

Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të metejshme për vepren penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›