E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet shembja e pallatit në qendër të Tiranës

Pronari i ndërtesës së lartë, Ilir Mata i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për pezullimin e vendimit të Inspektoratit të Ndërtimit. Mata është kunati i Dashamir Pezës, i cili akuzohet nga qeveria si pjesë e kapos së mafies.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Socialiste ndodheshin që në orët e para të mëngjesit tek pallati 12-katesh. Ata kanë hyrë brenda ambienteve të hotelit, duke mos lejuar shembjen e tij. Deputetët janë konfrontuar me forcat e rendit, duke mos lejuar vijimin e shembjes së pallatit, fasada e të cilit u shemb gjatë pasdites së djeshme.

Deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza tha për mediat se qeveria po ushtronte presion ndaj biznesit, ndërsa ka shtuar se ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›