Sytë nga shëndeti mendor i të rinjve, studimi: Gjimnazistët me simptoma ankthi dhe depresioni

OBSH konstaton se pas pandemisë covid po troket pandemia e shëndetit mendor tek të rinjtë. Adoleshenca është mosha kur simptomat e para instalohen e për pësojë nevojat për shërbime psikologjike e psikiatrike rritet.
Një studim i kryer tek 1100 nxënës të moshave 14-18 vjeç në zonën e Elbasanit tregoi se ¼ kanë shfaqur simptoma të ankthit dhe depresionit
Elona Dashi, psikiatre për adoleshentë dhe fëmijë thotë se “Ky studim u realizua në 12 gjimnaze te qytetit të Elbasanit dhe në total janë 1123 pyetësorë me përgjigjet përkatëse. Pjesa më e madhe ishte femra me 63%, qe varionin nga mosha 14deri në 18 vjeç.
U përdorën dy pyetësorë, të cilët sishin pyetësore të standardizuar në vendet e botës dhe të përshtatur për këtë grupmoshë. Për simptomatikën e ankthit u përdor pyetësori Beck Anxiety Inventary, (BAI) dhe për simptomatikën depressive është përdorur pyetësori i manualit diagnostic DSM-5 I marrë nga shoqata e psikiatërve amerikane.
Nga të dhenat rezultoi se 26% e të rinjve kishin simptoma ankthoize, nga ku 9% për qind e tyre kishin simptoma që konsiderohen të rënda, ndërkohë nga ana tjetër përsa i përket simptomatikës depressive ishin 27% e të rinjve të cilët kishin simptoma depresive, nga të cilët 6% kishin simptoma të rënda. Simptomat ishin më të shpeshta tek femrat dhe kjo nuk është se është një gjetje suprizë, duke qenë se kudo në lieterature flitet se simptomatika është më e shprehur tek femrat”
Me rëndësi ishte fakti se tek disa të rinj u gjetën edhe mbivendosje të të dyja diagnoazave.
Kjo gjetje sipas mjekëve psikiatër nxit nevojën për matje të shtrirë në teritor dhe për shërbime terapuetuike sa më miqësore pranë komunitetit.
Elona Dashi, psikiatre për adoleshentë dhe fëmijë thotë se “Të rinjtë kanë nevojë të marrin shërbimine e duhur në të gjitha hallkat dhe është e rëndësishme të shkojnë eri tek psikiatri i adoleshentëve, por për këtë është e rëndësishme që ky psikiatër të jetë pranë zonave të banimit”.
Studimi u krye në kuadër të projektit “Fol dhe Ndihmo shëndetit Mendor tek të rinjtë” mbështettur nga “Lëviz Albania”.
/ rtsh.al /