E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, reagon Vuçiç: Partnerët perëndimorë të thonë se cilat dokumente do të respektojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. Vuçiç kërkoi nga Perëndimi që të përgjigjet se cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë.

“Një pyetje e thjeshtë për partnerët tanë perëndimorë…Cilin nga pesë dokumentet e rëndësishme që i kanë sjellë vetë, duan të respektojnë për Kosovën, si dhe nëse do ta respektojnë gjithashtu dokumentin e gjashtë të Selanikut për zgjerimin, BE-ja në Ballkanin Perëndimor, i cili mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Vuçiç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›