E Shtunë, 31 Tetor 2026

T NDRYSHOJM KUSHTETUTN E SHEKULLIT T KALUAR

Ndonese kane kaluar vetem 12 vjet nga miratimi i ligjit themeltar te shtetit inkoherenca dhe problematikat e kane zhvleftesuar ate si te ishte nje shekull me pare. Krenaria dhe pamfleti i reklamuar si manifesti i se ardhmes se shqiptareve eshte bere disa here objekt ndryshimesh dhe debatesh politike. Per 12 vjet rresht shume dispozita te kesaj Kushtetute kane krijuar kriza institucionale.

Menjehere me zgjedhjet problematike te vitit 1997 interesi i qeverise se re u fokusua ne hartimin dhe miratimin sa me te shpejte te nje projekti te ri kushtetues i cili u pasua me debate te ashpra politike pa konsensusin e opozites se atehershme si dhe mosmarrjen pjese ne referendum te elektoratit te djathte. Projektkushtetuta u kompozua nen trysnine e rrethanave dhe krizave politike dhe pas nje analize disavjecare manifeston qarte synimin e atehershem dhe mbrojtjen e interesave politike te ish-kryeministrit Nano dhe ish-presidentit Meidani dy ish-lidere te te njejtit kamp politik. Ky dualizem apo diversitet institucional u reflektua edhe ne Kushtetute duke miksuar dhe alternuar nje perzierje te pakuptimte te vete sistemit politik parlamentar nepermjet infiltrimit te kompetencave gjysme presidenciale. E gjithe kjo fryme thellesisht politike reflektohej ne ligjin themeltar te shtetit a thua sikur Nano dhe Meidani do te ishin te perjetshem ne funksionet e tyre. Te berit ligje dhe akte nenligjore ne favor apo disfavor te drejtuesve te institucioneve eshte nje fenomen i njohur ne vendin tone por miratimi i nje Kushtetute me optike te shkurter ishte me pasoja per te ardhmen e shtetit juridik ne vend.

Pas 12 vitesh bashkejetese me normat e Kushtetutes se lsquo98 mund te dyshojme se hartuesit e kanuneve ne Shqiperi kane qene me largpames me te drejte me me integritet me te pavarur dhe pa synime personale kur kane hartuar normat kanunore se sa lideret politike qe hartuan Kushtetuten e vitit lsquo98. Kanuni mbijetoi ne shkuj ndersa Kushtetuta vec nje dekade dhe brenda se ciles ajo ka prodhuar disa kriza. Diferenca ne kualitetin e tyre eshte e pakrahasueshme per shkak te ekzistences dhe mosekzistences se qellimeve politike te hartuesve.

Ne Shqiperi zhvillohen prej vitesh debate nese ligji apo moszbatimi i ligjit eshte sfida e kohes. Ne rastin e Kushtetutes jane te dyja ceshtjet. Mungesa e vullnetit politik shpesh shfrytezon hapesirat dhe normat per te krijuar kriza dhe vakume institucionale.

Avokati i Popullit

Per te qene sa me bindes ne kete analize po e fillojme nga praktika e fundit e moszgjedhjes se Avokatit te Popullit ku prej disa kohesh ky institucion kushtetues ka vakumin e vendit vakant te titullarit dhe nuk plotesohet per shkak se kerkohen 84 vota ne Kuvend apo 3/5 e deputeteve.

Procesi ligjvenes

Nje sere ligjesh organike apo kode nuk miratohen duke paralizuar drejtperdrejte reformen ne sistemin e drejtesise. Gjykatat administrative nuk krijohen dhe vendi po humbet miliona dollare donacione nga programi i sfidave te mileniumit per mosvenie ne funksionim te ketyre gjykatave. Projektligji mbahet dy vjet i pezulluar per shkak te mosdhenies se konsensusit nga opozita. Projektligje te domosdoshem per funksionimin dhe organizimin e institucioneve nuk miratohen per shkak te kerkesave kushtetuese te nje votimi te cilesuar duke filluar nga projektligji Per funksionimin dhe organizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise projektligjin Per Gjykaten e Larte Ministrine e Drejtesise Per administraten gjyqesore Per organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore Per administrimin e buxhetit gjyqesor per disa ndryshime ne Kodin e Procedures Penale dhe Civile Kodin Penalhellip etj. Se fundmi nje sere institucionesh si Avokati i Popullit Komisioni i Sherbimit Civil Konferenca Gjyqesore Keshilli i Larte i Drejtesise Sherbimi Informativ Shteteror jane futur ne nje rreth vicioz dhe ne pengesa reale ku me shume e ku me pak analoge me disa institucione te tjera kushtetuese qe sipas nje kronologjie kohore do perpiqem qe ne pafundesine e tyre te vazhdoj ti rendis.

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese si garant i respektimit te Kushtetutes e cila ben dhe interpretimin e saj ka perjetuar nje zinxhir krizash dhe problematikash te hidhura pas eres se Kushtetutes se re. Themelimi i saj pas eres se re filloi me nxjerrje te dhunshme policore nga ambientet e godines se ish-kreut te kesaj gjykate prof. dr. Rustem Gjata njerit prej zerave me te njohur dhe akademikeve te mirenjohur te se drejtes. Zgjedhja e gjyqtareve te rinj te asaj gjykate u be shpesh mbi kritere te forta politike dhe duke injoruar standardet kushtetuese dhe profesionale te kandidateve. Me pas kjo gjykate u perfshi ne nje proces shqyrtimesh dhe kerkesash te pafundme te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2001 te cilat u konsideruan masivisht nga nderkombetaret si te manipuluara por qe ne disa aspekte perfshine dhe eklipsuan Gjykaten Kushtetuese e cila pesoi nje krisje te rende te besimit deri ne ate nivel sa konsensusi politik krijoi kolegjet zgjedhore disa trupa me gjyqtare nga nivelet e tjera cuditerisht por te detyrueshme per shkak te humbjes se besimit dhe impaktit negativ qe u krijua nga ceshtjet e gjykuara per disa mandate deputetesh. Sipas Kushtetutes perberja e Gjykates Kushtetuese duhet te perseritet cdo tre vjet ne nje te treten e saj por nje parim i tille nuk u respektua.

Ende debatet vazhdojne ne perzgjedhje procedure proces dhe zevendesimin e gjyqtareve te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe prej nje viti kjo eshte kryelajm i mediave ne vend.

Gjykata e Larte

Gjykata e Larte ne te gjitha periudhat u konceptua pergjithesisht si nje gjykate politike duke prishur cdo lloj balance te sistemit gjyqesor dhe duke tejkaluar edhe standardet me minimale te funksionimit te shtetit ligjor. Ne 80 te perberjes se saj ajo u krijua dhe u dominua nga juriste jashte sistemit te karrieres duke i lene vetem nje perqindje ne pakice ish-gjyqtareve. Debati ende vazhdon duke krijuar edhe ne kete proces vakumin kushtetues dhe antagonizmat institucionale mes Presidentit shumices parlamentare dhe opozites. Perpjekjet vazhdojne ne permiresim te procesit qofte nga ana e Presidentit ne perzgjedhjen apo qofte nga ana e Kuvendit ne krijimin e mekanizmave transparente nepermjet seancave degjimore per te skanuar ata qe do mandatohen per nente vjet ne krye te sistemit. Te gjitha jane te domosdoshme dhe shpesh rikthehemi ende ku ishim. Ne proces shmanget debati i perzgjedhjes mbi standardin profesional pasi qartazi Kushtetuta e lsquo98 krijoi frymen e ndertimit politik dhe jashte karriere te kesaj gjykate. Sa do te perpiqen aktoret politike te permiresojne procedurat do te jemi edhe pas 20 vitesh ne te njejten situate nese ne nuk zgjedhim nje model te ri si ne France Spanje Portugali etj.

Keshilli i Larte i Drejtesise

Keshilli i Larte i Drejtesise ne keto 12 vjet eshte perfshire dha ka qene i kontestueshem per probleme te pafundme kushtetuese dhe te shkaktuara nga ligji themeltar i lsquo98. Problemet kushtetuese te Keshillit te Larte te Drejtesise u konstatuan qofte ne organizim funksionim por dhe ne perberje. Keshilli i Larte i Drejtesise u perfshi prej disa kohesh ne debatet politike te perzgjedhjes se anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nje kompetence kjo teresisht politike per qeverine e gjyqesorit e cila u shfuqizua per shkak te disa ndryshimeve kushtetuese. Zgjedhja e konsideruar prej analisteve ne menyre te njeanshme te disa anetareve te KQZ shkaktoi nje vale reagimesh te cilat gjykohen se ndikuan ne zgjedhjet politike te atyre viteve. Ne perberjen e Keshillit merrnin pjese 11 gjyqtare per shkak te vakumit dhe paqartesive kushtetuese te zgjedhjes se anetareve nga Kuvendi. Problemet e shkaktuara nga vakumi kushtetues ende vazhdojne per vaktin e moszgjedhjes se pese anetareve te rinj ne KLD pasi Konferenca Gjyqesore nuk funksionon dhe nuk ekziston nje infrastrukture kushtetuese dhe ligjore per ta vene ne levizje si institucion.

Konferenca Gjyqesore

Konferenca Gjyqesore prej pese vitesh funksiononte me nje statut si te ishte nje shoqate joqeveritare OJQ me pas nga 2005 deri ne 2008 me nje ligji i cili u deklarua antikushtetues nga Gjykata Kushtetues dhe tashme pjese e debatit te gjyqtareve per ta legjitimuar me mjetet dhe menyrat e mbetura te cilat ne mungese te nje apo disa dispozitave kushtetuese per kete institucion po thjesht ne nje perifrazim tangjent ku nuk parashikohen kompetencat perberja drejtimi dhe asgje cka mund te krijonte bazen juridike per degezimin e normave te cilat ndoshta do te debatohen shume gjate. Vonesa ne funksionimin e kesaj Konference Gjyqesore krijon efekte zinxhire ne mos mirefunksionimin e sistemit gjyqesor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndoshta shume i diskutuar dhe organ i ekspozuar ne realitetin shqiptar ndoshta per shumekend eshte harruar qe dy vjet me pare ishte institucion kushtetues por tani nuk eshte me pasi vete aktoret politike e pranuan se ishte nje deshtim i plote ne menyren se si e kish parashikuar Kushtetuta e lsquo98 dhe qe me konsensus u shperbe duke prodhuar nje krijese te re e cila nuk gjen me misherim ne ligjin themeltar.

Kuvendi

Kuvendi perbehet nga 140 deputete te zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shume emerore. Menyra dhe procedurat e perzgjedhjes jane parashikuar ne nenin 64 te Kushtetutes. Ky model u aplikua per here te pare ne zgjedhjet e 29 qershorit 2009 pasi vete Kuvendi i Shqiperise e konsideroi te deshtuar modelin kushtetues mazhoritar te korrektuar duke e ndryshuar ate dy vjet me pare. Deshtimet e modelit kushtetues te zgjedhjes se Kuvendit i kane shkaktuar vendit nje kosto shume te larte ne funksionimin e shtetit dhe proceset e integrimit. Nese modeli i ri proporcional ishte me i mire mbetet ende per tu pare dhe seshte cudi te kete serish tendenca ndryshimi. Kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit tashme dihen se jane bere te kontestueshme dhe eshte e dukshme se partite parlamentare kane qendrim te njejte per ti ndryshuar dhe permiresuar nepermjet Kodit Zgjedhor.

Keshilli i Ministrave

Keshilli i Ministrave perbehet nga Kryeministri zevendeskryeministri dhe ministrat. Organizimi dhe funksionimi parashikohen ne Kushtetute por jo te pakta jane rastet e krizave te cilat Kushtetuta e lsquo98 nuk mund ti parandalonte. Kulmin e kolapsit qeveritar do ta kishim ne vitin 2004 kur ish-kryeministri Fatos Nano vazhdoi te qeveriste pa disa ministra ndonese nuk merrte dot votebesimin per ta ne Kuvend. Asokohe pati dhe interpretime te cuditshme te qeverisjes me zevendesministra.

Presidenti etj....

Ketij kalvari te gjate institucionesh natyrisht mund ti shtohen dhe menyra e zgjedhjes se Presidentit apo kompetencat e tij e cila u ndryshua dy vjet me pare si dhe shume aspekte te tjera te Kushtetutes te cilat ose kane prodhuar krize ne vend ose jane te pazbatueshme. Le te themi qe shume organizata politike shoqerore joqeveritare apo individe te ndryshem kane tentuar te realizojne referendum ne vend per ceshtje te ndryshme. Askush nuk ka arritur tu jape pergjigjen se pse nuk realizohen referendum ne Shqiperi. Eumlshte koha qe publiku duhet te dije veshtiresine reale. Kushtetuta eshte hartuar ne nje menyre te atille ne nenin 150 dhe 151 qe populli te mos kete mundesine per referendum dhe te mos e realizoje ate pasi kjo me sa duket ka qene synimi i inspiruesve te Kushtetutes se lsquo98 qe askush praktikisht te mos realizoje dot ndryshime kushtetuese nepermjet votes se popullit por vetem nepermjet amendimeve te cilat kerkojne 2/3 e votave ne Kuvend dhe qe praktikisht per disa dekada asnje force politike nuk do te kete mundesine per ta pasur si kuorum dhe komoditet.

Gjithsesi juristet duhet te respektojne Kushtetuten si detyrim per shtetin juridik por si qytetare ne nderojme dhe duhet te reflektojme nga iluministet qe hartuan Kanunin i cili mbijetoi disa shekuj per shkak se ata nuk kishin si synim mbajtjen dhe ruajtjen e pushtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›