E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoba 100 milione leke per ndertimet pa leje

Debati ne Parlament Bojaxhi Si ndryshon ligji. PD dyshime

Rritet forca e ndeshkimeve ndaj subjekteve ndertuese te objekteve pa leje. Me gjoba deri ne 100 milione leke te vjetra do te ndeshkohen jo vetem ndertuesit por firmat e tjera qe furnizojne me material subjektet qe shkelin ligjin. Te tjera ndryshime prekin ligjin Per urbanistiken sa i takon pjeses qe flet per ndeshkimet por edhe per sekuestrimin e pajisjeve te punes e deri te shtesat pa leje. Gjate prezantimit dje ne komisionin parlamentar te Veprimtarive Prodhuese te ndryshimeve ne ligj drejtori i Pergjithshem i Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar INUK Gjergj Bojaxhi theksoi rendesine qe kishte rishikimi i disa neneve duke qartesuar rolet e cdo institucioni ne kete proces. Pas prezantimit te ndryshimeve disa deputete demokrate anetare te komisionit shprehen dyshime mbi formen e zbatimit te ligjit te ri. Osman Metalla vuri ne dukje problematiken e vendosjes se reklamave me vendimet e marra nga komunat. Ne ligjin e ri thuhet se kompetenca e vendosjes se reklama anash rrugeve nacionale dhe te rendesise se vecante do te jete kompetence e KRT-ve dhe jo i keshillave drejtues sikurse veprohet aktualisht nga komunat apo nga bashkite.

Problematika me e madhe rendon te komunat pasi rruget kryesore kalojne mbi to. Duhet shikuar mire ligji tha Metalla. Kurse deputeti tjeter Gezim Dibra vuri ne dyshim dhe propozoi me pas qe varianti i propozuar per sekuestrimin e objektit dhe pajisjeve te punes te mos vihet ne zbatim. Eumlshte e rende per firmen nje mase e tille por edhe per vete funksionet e institucionit pasi realizimi i nje shtese apo objekti pa leje nuk eshte bere pa u zbatuar ndonje procedure ligjore. Une them qe inspektoratet e ndertimit te bejne kontrolle te vazhdueshme ne objektet qe ndertohen dhe jo ti lejojne deri ne fund e me pas ti prishin apo ti sekuestrojne per qellime te tjera tha Dibra.

Qetesisht Gjergj Bojaxhi u pergjigj duke thene se INUK apo deget lokale nuk i kane kapacitetet per te kontrolluar nje me nje dhe periodikisht te gjitha objektet qe jane ne proces ndertimi. Propozimet qe po behen jane shume te qarta. Kush kapet me shtesa pa leje i sekuestrohet dhe shkon per qellime te caktuara ne ligj pra per te pastrehet. Sa u takon gjobave kemi bere ndryshime nga 2-5 milione leke e kemi vene fiks 5 per qind mbi vleren e ndertimit tha kreu i INUK.
Lidhur me disa problematika te tjera Bojaxhi i pranoi si anomali te procesit por qe nuk perbejne pengesen e madhe per zbatimin e ligjit te ri.

Ndryshimet kane si qellim kryesor frenimin e ndertimeve pa leje si dhe shtimin e kompetencave te Inspektoratit Qendror dhe inspektoreve ne bashki dhe komuna. Keshtu jane miratuar ndryshimet ligjore qe kane shtuar penalizimet financiare per ndertuesit dhe subjektet qe i ndihmojne ata ne ndertimin e objekteve pa lejet perkatese si p.sh subjektet qe prodhojne dhe shesin beton. Keshtu kusht per shitjen e betonit do te jete prezantimi i lejes se ndertimit nga ana e subjektit qe ben ndertimin te kompania qe shet beton. Ne kete rast penalizimi ligjor per kompanine prodhuese te betonit parashikon gjobe deri ne 10 milione leke te reja dhe bllokim te mjeteve te punes si betoniera apo makineri qe hedhin beton. Kjo menyre pune do te pengoje ndertimet e medha pa leje. Penalizime financiare deri ne 500 mije leke te reja ka dhe per ndertimet e vogla si mure rrethuese gardhe apo objekte te tjera te kesaj madhesie. Ndryshimet ligjore te propozuara nga INUK u miratuan pa asnje ndryshim dhe me shumice votash.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›