T jetosh n cadr

Në emër të bindjeve te tyre,kane hequr dore nga ushqimi.Ata jetojne vetem me uje.Por sa e veshtire dhe e mundimshme eshte kjo rruge permes se ciles ata po kalojne, ne emer te bindjeve te tyre?
Durim Xhoxha, 44 -vjecari nga Patosi qe prej 2008 eshte i papune. Per 24 vjet ka punuar ne sektorin e naftes, 12 vitet e fundit ai dhe gruaja e tij e kanë patur teper te veshtire te mbaje familjen me buke.
Xhoxha thotë se vec arsyeve politike edhe arsyet ekonomike e kanë detyruar atë që të futet në grevë. Durimi, tregon se ka mbeshtetjen e familjes e cila cdo dite e me shume e ka te veshtire te mbijetojë.
Mungesa e nje vendi pune, dhe pamundesia per te paguar faturat dhe perballuar koston e jeteses jane arsyet qe e kane shtyre edhe Elez Brahen nga Kukesi te futet ne kete greve urie. Dikur ka qene ne repartin RENEA, por qe pas shkrirjes ai nuk gjen vend pune dhe e ka te veshtire te ushqeje tre femijet e tij.
Ne kendin e shtreterve ku qendrojne femrat, eshte edhe Anila, e cila edhe pse e ka te veshtire te qendroje ne greve, shprehet e bindur ne motivin e saj dhe te qindra grevisteve te tjere.
I nxehti shtohet dhe dhimbjet ne trup e stomak behen me te shpeshta. Cdo dite qe kalon shton numrin e atyre qe largohen per ne spital, por mbeshtetja nga jashte, lulet, SMS-të dhe mbi te gjitha bindjet e tyre i japin kurajo qe te vazhdojne kete greve.