E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore arrestohet kunati i ish-kreut te nje bande kriminale

Policia e Vlorës ka vënë në pranga kunatin e një prej drejtuesve të një bande kriminale italo- shqiptare, i arrestuar disa muaj më parë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, uniformat blu në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë ndaluar shtetasin Martin Agim Sheko, i akuzuar si pjesëtar i kësaj bande kriminale. Nga hetimet rezulton se ky grup është marrë me trafikimin e lëndëve narkotike dhe drejtohej nga Ilia Prendi ose i ashtuquajtur Arben Shtembari, i cili u arrestua në Maj të vitit të kaluar.
Gjatë këtij operacioni u sekuestrua edhe njeë skaf në brendësi të të cilit u zbulua lënda narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›