TAP, METE: I kemi plotesuar te gjitha kerkesat Eglantina Nasi
Pala shqiptare, i ka plotesuar deri me tani te gjitha kerkesat e bera prej kompanise qe drejton projektin e gazsjellesit Trans-Adriatik. Konfirmimi eshte bere nga perfaqesuesi i ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Stavri Dhima, gjate raportimit dje rreth ecurise se ketij projekti te rendesishem strategjik per vendin tone, para deputeteve te komisionit parlamentar te Veprimtarive Prodhuese. Duke konfirmuar ne kete menyre faktin, se Shqiperia pervec angazhimit te saj ne parim lidhur me realizimin e projektit TAP-, ka permbushur edhe te gjitha hapat e nevojshme ne kuadrin e tij. Ky ai me i fundit, ka qene pikerisht akordimi i lejes mjedisore, publikuar edhe nga Kombetare e Licencimit. Ne shenje miratimi, te studimit te ndikimit mjedisor dhe social, qe pritet te kete realizimi i projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik ne vendin tone. Nderkaq, gjate mbledhjes se djeshme te komisionit te Veprimtarive Prodhuese, deputetet e tij kane marre ne shqyrtim marreveshjen e pales pritese me autoritetet e kompanise se projektit TAP, firmosur pak dite me pare nga vete kryeministri Berisha dhe perfaqesuesi i kesaj te fundit, Kjetil Tungland. E cila ka mundur te siguroje edhe votat e deputeteve te opozites, duke folur ne kete menyre per nje konsensus mes paleve per realizimin e ketij projekti. Kujtojme nderkaq, se marreveshja ne fjale, nenkupton renien formalisht dakord mbi termat e angazhimit per te ardhmen e tubacionit te Korridorit Jugor te Gazit. Por dhe rregullat sipas te cilave, projekti Trans-Adriatik do te realizohet ne territorin shqiptar. Ndersa fazat e saj
parashikojne qe pas ratifikimit te pritshem te saj nga Kuvendi ne javet ne vazhdim, ky dokument do te kthehet ne nje ligj te plote dhe te zbatueshem nga pala shqiptare.
PERFITIMET
Perfaqesuesi i ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Stavri Dhima, pohoi dje para deputeteve se projekti i gazsjellesit Trans-Adriatik do te shpallet fitues, parashikohet qe ne Shqiperi te realizohen nje sere investimesh ne sektorin e gazifikimit te vendit. Duke sjelle sipas tij, mjaft perfitime per vendet pritese te tij ne teresi, Shqiperine, Greqine dhe Italine. Ne kete kuader, ai tha se mbeshtetja e pales shqiptare ndaj TAP-it ka konsistuar pikerisht ne mundesimin e te tilla perfitimeve.