E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP, Tungland: Memorandumi mes 3 vendeve, arritje

Drejtori menaxhues i projektit TAP, Kjetil Tungland ka falenderuar perfaqesuesit e tri vendeve, Italise, Greqise dhe Shqiperise per marreveshjen e firmosur ne Nju Jork per projektin e gazjellesit TAP.

“Ne do të donim të falënderojmë qeveritë italiane, greke dhe shqiptare për këtë demonstrim shumë të qartë të mbështetjes politike për TAP. Ky është një tjetër hap i madh përpara për projektin”- tha ai.

Sipas tij, TAP do te sjelle per keto vende përfitime të konsiderueshme.
“Nënshkrimi pason arritjen e radhes per TAP, duke përfshirë gjithe sa jane arritur gjate ketij viti”- ka thene me tej ai.

“Ne jemi duke punuar per përparimin e metejshem te projektit në muajt e ardhshëm”- theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›