Topi takon ish të dënuarit politik: Rrënim moral i qeverisjes

Kryetari i FRD-së Bamr Topi, ka vizituar sot ish te dënuarit politik që ndodhen prej disa ditësh në grevë urie.
Në fjalën e tij Topi ka akuzuar qeverinë se ka përdorur për vota këtë kategori dhe s`ka bërë asgjë për të plotësuar kërkesat e tyre.
Sipas tij, të drejtat e ish-të dënuarve politikë mund të ishin realizuar me kohë dhe për këtë qeveria duhet të kërkojë falje.
"Ky është rrënim moral i qeverisjes, pasi nga ish-të dënuarit politikë ka përfituar shumë, i ka përkthyer në vota. Mjerë ata politikanë që e bazojnë karrierën e tyre në vuajtjen e tjetrit” theksoi Topi.
Kreu i FRD, kërkoi edhe angazhimin e mjekëve për të qëndruar pranë ish-të përndjekurve politikë në rast të përkeqësimit të shëndetit të tyre. Mjekët edhe në kohë lufte duhet të jenë të pranishëm, duhet të jenë pranë grevistëve” shtoi Topi.
Ish-të përndjekurit politik ndodhen në grevë urie që prej ditës së shtunë dhe deklarojnë se nuk do të ndërpresin grevën derisa të plotësohet kërkesa e tyre për dëmshpëblim.