Ndal dhunës ndaj bluzave të bardha
Reagon kryetari i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi
“Ndal dhunës ndaj bluzave të bardha”. Është ky apeli i urdhrit të infermierëve pas dhunës së ushtruar ndaj kryeinfermierit në QSUT. “Stop dhunës ndaj bluzave të bardha, ky nuk është rast i pare. Bluzat e bardha ndihen të pambrojtur, ata paragjykohen. Politikanët hedhin baltë mbi bluzat e bardha, ne nuk kemi përse të paragjykohemi për neglizhencë”-deklaroi kryetar i Urdhrit të Infermierëve Sabri Skënderi.
Ky thanë drejtuesit e këtij urdhri nuk është rasti i vetëm, ku bluzat e bardha bëhen shënjestra të sulmeve psikologjike dhe fizike.
“Vetëm në tre vitet e fundit kemi 16 raste të dhunës psikologjike dhe fizike. Kur them për dhunë psikologjike kemi parasysh që shpesh infermierët janë kërcënuar, deri me grykën e pistoletës. Para një viti u ça mjeku me thikë; para disa kohësh është plagosur mjeku tjetër me pistoletë. Them që këto raste janë dhe në institucionet e tjera, jo vetëm në QSUT”- vijoi Skënderi.
Ditën e enjte, në hyrje të repartit të Urologjisë në QSUT, kryeinfermieri Ruzhdi Merja është goditur me karrige në kokë nga një pacient që priste të kryente goditjen e gurëve në veshka.