TAP projekti qe ka mbeshtetjen e BE e SHBA

Pranvera e vitit të ardhshëm do t’i japë përgjigjen përfundimtare se cili projekt do të përzgjidhet nga Azerbajxhani për të sjellë gazin drejt Europës, TAP apo Nabucco? Me zhvillimet e deritanishme shpresat janë më të mëdha që projekti fitues të jetë ai TAP, qё sjell gazin nga Azerbaxhani nё Evropё, duke kaluar edhe nё territorin shqiptar.
Projekti TAP ka mbёshtetjen e SHBA kurse Nabucco atё tё BE, me argumentin se pёrveç Turqisё gazsjellёsi do tё kalojё nё vendet anёtare tё BE, gjё qё garanton siguri. TAP ka avantazhin e kostos: ndёrtimi i tij e ka koston 13 herё mё tё ulёt se Nabuco.
Kohёt e fundit ky projekt shёnoi edhe njё avantazh tjetёr: Shqipёria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do tё kalojё gazsjellёsi nёnshkruan ne Neë York njё memorandum mirëkuptimi, qё shënon hapin e parë në nivel politik për realizimin e projektit. Memorandum që sipas ministrit të Ekonomisë Haxhinasto ka një vlerë shumë të madhe.
Në një shkrim për Deutcshe Welle, ku citohet ministri i METE, thuhet se projekti TAP është një projekt që ka një mbështetje të fuqishme nga SHBA.
“SHBA mbeten mbёshtetёse tё fuqishme tё kёtij projekti. Qё nё krye tё herёs ishte njё vlerёsim strategjik i cili tani ndodhet pranё realizimit. SHBA e konsiderojnё kalimin e energjisё nё itinerarё tё tillё, ku pёrfshihet edhe Shqipёria mjaft tё garantuar, duke patur parasysh qё Shqipёria ёshtё njё anёtar i NATO-s dhe ka marrdhёnie tё shkёlqyera me SHBA, pёr tё cilat rrugёt e garantuara tё energjisё qё shkojnё drejt Evropёs pёrbёjnё njё çёshtje tё rёndёsishme strategjike.
Në fakt idea e projektit TAP e ka origjinën nga mesi i viteve ‘90 bashkё me idenё e Koridorit tё tetё, njё nismё kjo e ish Presidentit amerikan Bill Clinton. Sipas idesё sё tij fillestare ky korridor do tё kalonte nga Bullgaria, Maqedonia, dhe Shqipёria, pёr tё kaluar mё pas nё Bari ose Brindizi, i quajtur ndryshe edhe korridori Lindje – Perёndim. TAP financohet nga tri kompanitё e njohura në Evropë, EGL e Zvicrës, Statoil e Norvegjisë dhe EON Ruhrgaz e Gjermanisë që do tё financojnё me rreth 1,5 miliard euro ndёrtimin e tij. Përfitimet nga projekti TAP janë të shumta; do të hapen më shumë se 2000 vende tё reja pune, marrjen e tarifёs se kalimit tranzit tё tubacioneve tё gazit nё teritorin kombëtar dhe mundёsinё pёr tё krijuar tregun e brendshëm tё gazit qё do tё thotё blerje gazi pёr nevojat e konsumatorёve dhe tё bizneseve me çmim tё ulёt.