Subvencionet shtojne plantacionet me ullinj
Që prej vitit 2007, vetëm në Qarkun e Tiranës janë mbjellë rreth 560 hektarë ullishtë te reja. Shifra është bërë e ditur nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit gjatë një vizite që bëri në Komunën Baldushk. Ministri i shoqëruar nga fermerë të zonës pa nga afër disa plantacione të reja me ullinj, shumë prej të cilave kishin prodhimin e parë këtë vit. Ministri Genc Ruli tha se subvencionet e dhëna në vitet e fundit, jo vetëm kanë ndihmuar financiarisht fermerët, por i kanë orientuar ata më së miri drejt tregjeve.
“Nuk ka program bujqësor që është përqafuar më me entuziazëm nga fermerët sesa programi i ullirit. Në 30 vitet e fundit ishin braktisur dhe ullishtat e vjetra. Në këto 5-6 vjet kemi rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ullishteve të reja janë rreth 5 milion rrënjë të mbjella në këto vite. Sigurisht subvencioni i shteti ka qenë nxitës, por më shumë se subvencioni ka qenë ndikimi që ka dhënë kjo skemë, nxitja te fermeri për të besuar që kultivimi i ullirit është një prodhim me leverdi. Ky vit natyrisht do të ngelet si viti rekord në prodhimin e ullirit, ky prodhim i shtuar gati dy herë më shumë se vjet nuk ka ardhur thjesht nga veçoritë e motit, por nga që janë zgjeruar shumë sipërfaqet e mbjella me ulli, ka ardhur ngaqë tregu ka kërkesë gjithnjë e më të madhe dhe ngaqë fermerët e trajtojnë këtë kulturë që u siguron të ardhura. Ne shohim që kjo është pozitivja e gjithë skemave të mbështetjes, që nuk janë vetëm mbështetje financiare por dhe orientim i specializuar nga organet e shtetit për fermerin se në cilat kultura duhet të specializohet. Ne shohim këtu në zonën e Baldushkut që po krijohet specializim. Disa fermerë merren me rritjen e shpendëve, disa vetëm me ullirin, çka bën që fermerët dhe fermat të kenë leverdi e të jenë pjesë e rëndësishme e tregut”, - tha ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.
Duke marrë shembull eksperiencën personale, thirrje për të investuar në bujqësi ka bërë dhe një prej investitorëve në Baldushk, i cili ka përfituar dhe nga subvencionet shtetërore.
“Këto 3-4vitete fundit ka pasur një mbështetje për ne fermerët në drejtim të investimeve në bujqësi, në pemëtari dhe në blegtori. Ne kemi katër vjet ku kemi mbjellë 1mijë e 600 rrënjë ullinj dhe kemi gati për mbjellje 400 rrënjë të tjera. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të punojnë dhe të investojnë, sepse mundësitë janë ”, - tha Lulzim Braja, fermer në Baldushk.
Ndërkohë, ndërthurja e politikave dhe investimeve ka bërë që fshatra dhe komuna të tëra të arrijnë të shfrytëzojnë më së miri potencialet natyrore dhe burimet njerëzore që kanë.
Sipas kryetarit të komunës Baldushk këtë vit ka arritur të plotësojë rreth 15% të nevojave për produkte që ka pasur metropoli.