TEC i Vlorës dhe nevoja për një reflektim të thellëNga Lavdosh Ferruni Të enjten më 22 nëntor, në Uashington në takimin e Bordit të drejtorëve të Bankës Botërore, vepra tashmë e zhbëshme e TEC-it të Vlorës mori goditjen përfundimtare. Kjo për faktin
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
TEC i Vlorës dhe nevoja për një reflektim të thellëNga Lavdosh FerruniTë enjten më 22 nëntor, në Uashington në takimin e Bordit të drejtorëve të Bankës Botërore, vepra tashmë e zhbëshme e TEC-it të Vlorës mori goditjen përfundimtare. Kjo për faktin se goditja vjen nga vetë Banka Botërore, jo vetëm kredidhënëse, por de facto drejtuese e gjithë procesit, që nga konceptimi i TEC-it në Gji të Vlorës deri në përfundim të tij. Goditja e parë nga institucionet ndërkombëtare daton 4 vjet më parë, kur Komisioni Evropian në raportin e tij të përvitshëm për Shqipërinë e konsideronte TEC-in e Vlorës ekonomikisht jo të leverdishëm dhe me probleme për ekologjinë. Goditja tjetër erdhi në gusht 2007, akoma pa filluar ndërtimi i tij, prej Komitetit të Përputhshmërisë të Konventës së Aahrusit, i cili u shpreh se qeveria ka dështuar në zbatimin e Konventës lidhur me informimin e publikut e pjesëmarrjen e tij në vendimmarrje për TEC-in e Vlorës. Nuk po merremi në këtë shkrim me reagimin konstant të shoqërisë civile dhe vetë qytetarisë së Vlorës për më se 4 vjet rresht. Të gjitha këto u injoruan dhe më 2 korrik 2009 (jo rastësisht menjëherë pas zgjedhjeve), organizohet tenderi, ku hidhen jo pak, por plot 15 milionë euro për blerje nafte për llogari të TEC-it Vlora Sh. a.
Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore, i aktivizuar në investigimin e çështjes së TEC-it të Vlorës, pas kërkesës prej një grupi qytetarësh të Vlorës konkludoi në raportin e paraqitur të enjten, veç të tjerave, se nuk janë respektuar dispozita të politikave lidhur me vlerësimin ekonomik. Vlera e ndërtimit të TEC-it të Vlorës arrin në 112 milionë USD. Sa do të rezultojë kostoja për njësi prodhimi të energjisë me çmimet e sotme e të nesërme të naftës dhe si do jetë raporti i kësaj kostoje me çmimet e energjisë në tregun rajonal, meqenëse ne në Shqipëri nuk kemi një “Panel Inspektimi”, mbetet që ta sqarojë vetë koha.
Duke lënë TEC-in e Vlorës në historinë e tij të pështjelluar keqas, nuk mund të mos drejtojmë vëmendjen nga e ardhmja e të përfitojmë nga e kaluara, edhe pse e hidhur.
Në Vlorë ka një thënie popullore për kokëfortësinë: “Topi bam e Muçua tutje”. Ja pse na duket dhe qeveria si Muço. Më 11 qershor 2009, në valën e fushatës së zgjedhjeve qeveria vendosi shpalljen “Zonë ekonomike”, me statusin “Zonë e lirë”, të territorit, me sipërfaqe 478 ha, në Vlorë, sipas të cilit pritet i gjithë Pylli i Sodës. Ky vendim është i lidhur edhe me projektin e Portit të kontejnerëve (ndër 2 më të mëdhenjtë në Mesdhe me kapacitet 3 milionë kontejnerë në vit, dhe që përfshin dhe pontil nafte), i cili zë dhe të paktën gjysmën e hapësirës ujore të Gjirit të Vlorës. E gjithë kjo hapësirë jepet me koncesion për 35 vjet.
Më 13 maj 2009, në ethet e prag-fushatës, qeveria vendosi miratimin e autorizimit për ndërtimin e centralit elektrik me erë (parqe eolike), të vendosura në Gadishullin e Karaburunit, malet “Rrëzë e Kanalit” dhe malet Lungarë, për një kompani siciliane. Ky park kap një sipërfaqe direkt prej afro 100 ha përgjatë kreshtës së Karaburunit dhe rreth 10 mijë hektarë të tjerë në formën e zonës buferike në distancën 1 km përgjatë dy anëve të kreshtës së vargmaleve. Ajo që deri tani publiku di, është se këto janë vepra ndër më të mëdhatë në Mesdhe e në Evropë dhe që do punësohen 50 mijë vetë (kjo është gënjeshtër e pastër), dhe asgjë tjetër.
Qeveria nuk ka hequr dorë nga naftësjellësi AMBO, i cili fatmirësisht duket se ka mbetur peng i konjukturave ndërkombëtare. Natyrisht Vlora ka peshqesh nga Nano e Berisha edhe Petroliferën, e cila për të shmangur sadopak dështimin e saj, pasi nuk frekuentohet nga tregtarët e karburanteve, ka gjetur si partner kompaninë kanadeze, Bankers Petroleum, që depoziton aty naftën bruto, të nxjerrë dhunshëm nga puset e lodhura shqiptare të naftës. Ambiciet e Bankers për të rritur disa herë nxjerrjen e naftës e për ta transportuar atë nëpërmjet Gjirit të Vlorës janë një kërcënim i madh për ndotjen e Gjirit.
Nga ana tjetër, qeveria nuk ka hequr dorë zyrtarisht apo publikisht nga planet për një turizëm elitar në Vlorë, ku me etje të madhe po derdhen miliona në këtë sektor nga privatët.
Qeveria, si për të treguar se është e pandalshme në aksionin e saj destruktiv me bregdetin shqiptar, miraton vetëm 2 javë pas zgjedhjeve, më 14 korrik 2009, vendimin për të kaluar 810 hektarë në bregdetin e Durrësit, ku do ndërtohet super TEC-i me qymyr, TEC-e me naftë, rafineri nafte etj.
Duke lexuar njoftimin e shtypit të Bankës Botërore nuk mund të të mos bjerë në sy një frazë e artë, aq shumë e kërkuar këto vite nga shoqëria civile, veçanërisht nga qytetarët e Vlorës. Si Menaxhmenti i Bankës Botërore, ashtu dhe Paneli i Inspektimit “.. njohin nevojën e një planifikimi të përgjithshëm për Gjirin e Vlorës”. Është pikërisht ky planifikim i përgjithshëm që i mungon shumë, jo vetëm Gjirit të Vlorës, por të gjithë vendit. Shanset për t’u kthyer e ecur në rrugën e duhur i kemi sot, nesër mund të (më saktë “do të”) jenë shanse të humbura.
Duke mbetur në Gjirin e Vlorës dhe për të cilin tashmë ka filluar procesi i hartimit të planifikimit të territorit çdo njeri do të priste që të fillojë kthesa e madhe. Pritet që të vihen në tavolinë të gjitha alternativat e zhvillimit të qytetit. Vetë qeveria të marrë iniciativën e organizimit të dëgjesave publike dhe e thënë shkurt, t’i bëjë qytetarët të ndjehen se ata vetë vendosin për fatet e tyre e qeveria thjesht u shërben atyre. Banka Botërore, duke ditur dhe afeksionin që kanë për të politikanët dhe gjithë institucionet shtetërore shqiptar, e ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces. Shpresojmë, por nuk mund të mbetemi vetëm te shpresa.