Sandri, bisedë me doktorin për NgjelënNga Antena brenda familjesSandri u kënaq shumë dje, kur dëgjoi doktorin që foli për vizitën e Ngjelës në SHBA, në vitin 2001. Meqë kishte dhe disa ditë që s’kishte folur me doktorin, e mori në telefon për t’i thë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, bisedë me doktorin për NgjelënNga Antena brenda familjesSandri u kënaq shumë dje, kur dëgjoi doktorin që foli për vizitën e Ngjelës në SHBA, në vitin 2001. Meqë kishte dhe disa ditë që s’kishte folur me doktorin, e mori në telefon për t’i thënë që kishte bërë bujë të madhe ajo që kishte thënë për avokatin.
- Shumë bukur e tregove atë të avokatit! S’e kam ditur unë që ka shkuar më 2001 në SHBA ai për zgjedhjet… Po pse shkoi xhanëm, se zgjedhjet më 2001 shumë mirë ishin?
- Tani Sandër, ç’është e vërteta, unë e dërgova. Jo, zgjedhjet nuk shkuan mirë, se ashtu ishte ajo punë. Mos shiko këtë Ilir Metë sot ti, atëherë ishte ndryshe. Në fakt, nuk shkuan mirë zgjedhjet…
- Nejse, se nuk e mbaj mend mirë, po kam idenë që s’kishte shumë probleme. Të paktën ju nuk kërkuat hapjen e kutive.
- Në fakt, Sandër, ne e kërkuam hapjen e kutive, hapëm kutitë e Dushkut dhe në vend të fletëve brenda gjetëm qepë. S’kishte asnjë letër. Ishin skandal ato. Nejse, të kaluara. E kishim fjalën te Ngjela…
- Po mo po, tek avokati, se unë s’mbaj mend që të kenë pas problem zgjedhjet atëherë.
Flisja çdo natë me Ilir Metën. “Mirë, - më thoshte, - po shkojmë”. Kishte merak atëherë të merrte ca mandate në Gjykatë të Lartë, se donte të bënte listën e vet të deputetëve, se kishte hallin e Nanos.
- Po Sandër, po ne na i merrnin ato që i donin për luftë kundër njëri-tjetrit. Nejse, të flasim për Ngjelën.
- Po pra, për avokatin, se më bëre shumë kurioz. Po me kë iku ai në SHBA?
- Dëgjo tani. I dërgova me Fatmir Mediun të dy. S’kishte gjë më të bukur. Nuk shkonin fare me njëri-tjetrin. Avokati kishte kaluar dhe në balotazh në zonën e vet. Nejse, u nis avokati. “Ku do shkojmë?” - më tha. Do shkoni në Kongres, i thashë, do t’u presë
dikush aty dhe do të takoheni me nëpunësen që merret me Shqipërinë. “Po ç’ma jep atë derdimen me vete?” - më tha për Mediun. Po pse, i thashë, ç’ke ti për Mediun? “Po nuk rri unë aeroporteve të botës, - tha. - Nuk ikim dot me Alitalia-n, se është person në kërkim në Itali. Duhet të ikim në Zvicër, prej andej në Nju-Jork. Unë s’po iki ilegal..”
Më gjeti belaja. I thashë, nuk di gjë që Mediu të jetë në kërkim në Itali. “Po ku di gjë ti mo derëzi e punëzi, - tha. - Unë e kam nxjerrë nga duart e policisë në Milano dhe nuk më ka dhënë as lekët si avokat. Ka ndërruar mbiemrin tani, po më kapën, u bëmë gazi i botës.”
Nejse, atëherë s’e mora seriozisht, po më pas e mora vesh që Mediu në fakt qenkësh dënuar me 5 vjet burg në Itali. Shkuan në takim. Para takimit ishin ulur në hotel. Avokati mori një gazetë dhe po e lexonte. Fatmiri mori një guidë të Uashingtonit dhe po i hidhte një sy. Nuk di ç’kish pasur dhe e zuri të vjellët. U bë njëfarë skandali në fakt, se hotel i shtrenjtë. Erdhi mjeku, e pyeti: “Çfarë ke?”
“M’u morën mendtë”, - i tha. “E di ç’kishte? - më tha avokati. - E zuri libri.” Kishte 12 vjet pa lexuar, që kur kishte dhënë provimin e fundit.
Sandri filloi të qeshte me të madhe.
- Të tregoj unë ty, prit. E bëri të madhe që Fatmirin e zë libri. Ua thoshte gjithë amerikanëve këtë. Fatmiri u mërzit shumë. Më tha: “Nuk shkoj në takim me këtë.”
Nejse, si përfundim shkuan bashkë, por avokati, siç të tregova, e prishi takimin. E mora në telefon, i thashë: Avokat, pse ndodhi kjo?
“ǒtë mos ndodhte, - tha. - Ishte fundi i botës. Më erdhi një zezak brenda në takim dhe pyeti: “Kush është zoti Medihoxha?” S’ka Medihoxha këtu, i thashë. “Jam unë”, - tha Fatmiri me gjysmë zëri. E kupton ti me kë më ke dërguar apo jo?! - më bërtiste mua. - Me një njeri që paska ndërruar mbiemrin, se ka frikë se arrestohet. Thashë, më mirë të prish takimin dhe të dal me nder këtej, se sa të thonë erdhi me një trafikant dhe kërkoi azil këtu.”
- Ha.. ha.., po qenka e fort kjo. Po dhe ti doktor ke bërë gabim që ke çuar ata të dy, të shkoje vetë.
- Tani, Sandër, dhe aq e thjeshtë nuk ishte, se mua më kishin ca njerëz inat aty dhe natyrisht nuk më prisnin. Thashë t’i testoj njëherë me këta të dy.
- Paska qenë e fort kjo e Fatmirit. Jo more, d.m.th., Medihoxha e paska mbiemrin ai. Po tani që do bëhen pasaportat biometrike, si do ta ketë, Mediu apo Medihoxha?
- Në fakt s’e kam pyetur, por tani s’ka problem. Dhe çështjen në Milano, dhe këtë në Gjykatë e ka mbyllur. S’besoj se ka nevojë të ndërrojë mbiemër.
- Jo ore, po paska qenë e fort kjo e avokatit! Pse, qenkan vjedh vota më 2001, doktor? S’e paskam ditur... se Ilir Meta nuk më tha gjë fare atëherë. Më thoshte vetëm: “Bjeri fort këtij Nanos, ta lëmë rrugëve, se pastaj e kemi fushën e lirë.”
Po s’na eci me atë legenin. Akoma ia kam inatin, kur e shikoj që na vjen rrotull tani.
- Sandër, në fakt, janë vjedh vota dhe atëherë, por tani ia kemi lënë të kaluarës. Tani kemi bërë zgjedhje me standarde dhe për herë të parë unë dhe Meta biem dakord për cilësinë e zgjedhjeve... Kjo ka shumë rëndësi.