E Shtunë, 31 Tetor 2026

TEG me librari të re, BOOK STAR me 4000 mijë libra në treg

Tashmë të gjithë të apasionuarit pas librave kanë dhe një librari të re, ku mund të gjejnë cdo gjë që dëshirojnë përsa i përket botës së librit, duke filluar që nga letërsia botërore dhe shqiptare, përfshirë këtu dhe revista e libra për fëmijë.

Të renditura sipas kategorive, rreth 4000 mijë libra vinë për publikun e gjerë në librarinë Book Star, e hapur në qendrën e TEG-ut. Njerëz të medias, politikës, biznesit dhe letërsisë, të pranishëm në inagurim u shprehën të kënaqur që listës së librarive të kryeqytetit i shtohet dhe BOOK STAR .
 

Në fund të këtij inagurimi u organizua një koktejl i vogël mes miqsh dhe të ftuarish, të cilët shkëmbyen mendimet e tyre rreth botës së librit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›