Miqësoret e Kombëtares,"bie" Franca, në tetor ndaj Italisë

Po punohet për të zhvilluar një miqësore big me Francën ose Italinë.Kështu pati deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka në Ora Sport më 27 dhjetor të vitit të kaluar.Edvin Murati pak ditë më parë konfirmoi se ishte arritur akordi me Federatën Franceze për të zhvilluar një miqësore Shqipëri-Francë pas Kampionatit Europian, ndërsa trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi premtoi se herët a vonë një takim miqësore me Italinë e Prandellit do të luhej.Trajneri 55 vjecar i Shqipërisë është një nga miqtë e mirë të trajnerit të Italisë Prandelli dhe kjo do i ndihmojë negociatat. Por mesa duket opsioni për një miqësore me Francën ka rënë të paktën për miqësore në një të ardhme të afërt. Federata Franceze e futbollit në faqen e saj në internet ka zbuluar axhendën deri më 15 tetor 2013 dhe në këtë axhendë nuk figuron asnjë ndeshje me Shqipërinë .27 dhe 31 maj Gjelat do testohen ndaj Islandës dhe Serbisë.Më 5 qershor do të ketë një tjetër miqësore me kundërshtar të papërcaktuar.Ndosha ky kundërshtar smund të jetë Shqipëria pasi është thënë që akordi ishte gjetur për pas Europianit. Nëse do të ishte Shqipëria do rrezikonim të kishim një miqësore si ajo kundër Argjentinës vitin e kaluar pa titullarët. Më 15 gusht Franca ka në program miqësore me Uruguajin. Më 12 tetor Franca do të përballet me Japoninë në miqësore .Më 14 nëntor është në program supermiqësorja Francë-Itali ndërsa më 6 shkurt është në program miqësorja Francë -Gjermani. Kështu që Gjelat nuk janë të lirë deri në mars të 2013-tës. Në FSHF bëjne me dije se drejtuesit e FFF kanë dhënë fjalën për një takim miqësor, madje mësohet se këta të fundit ishin të gatshëm të merrnin pjesë në ndeshjen që do të inauguronte stadiumin e ri Kombëtar nëse do të ndërtohej apo kur të ndërtohet. Opsioni tjetër është Italia e Cesera Prandellit. De Biasi tha se herët a vonë do të përballemi me të kaltërit dhe ndoshta kjo mund të ndodhë në tetor, në dy datat zyrtare më 12 apo 16. Burime në FSHF bëjne me dije se negociatat janë në embrion, por ndoshta në tetor në një nga datat e Fifas mund të luhet miqësorja me Italinë. Por nuk duhet harruar që një miqësore me fuqitë e kontitentit Italian apo Francën nuk ëhstë e lehtë, pasi programi i këtyre Kombëtareve përcaktohet më e pakta për një afat dy vjecar.