E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani përjashton rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për sa kohë vazhdon bllokada amerikane

TEHERAN, 22 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka përjashtuar sonte mundësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit për aq kohë sa vazhdon bllokada amerikane ndaj porteve iraniane, të cilën ai e cilësoi si shkelje të armëpushimit mes dy vendeve.

“Një armëpushim i plotë ka kuptim vetëm nëse nuk shkelet nga një bllokadë detare (…) rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur për sa kohë që armëpushimi po shkelet hapur”, ka shkruar kjo figurë e rëndësishme e pushtetit iranian në rrjetin X.

Deklarata vjen pas njoftimit të së martës në mbrëmje nga presidenti amerikan Donald Trump për zgjatjen e njëanshme të armëpushimit, i cili ishte arritur më 8 prill./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›