TEL AVIV – Banorët nxitojnë drejt strehimoreve pas alarmit për sulme raketore

TEL AVIV, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Njerëzit në Tel Aviv u larguan drejt strehimoreve – pas rënies së sirenave paralajmëruese në qendër të qytetit dhe disa shpërthime qe u dëgjuan herët në mëngjes.
Ushtria izraelite tha se rreth 10 raketa ishin lëshuar nga milicia shiite libaneze Hezbollah në metropolin bregdetar izraelit – dhe se disa prej tyre ishin interceptuar nga sistemi i mbrojtjes raketore. Fillimisht nuk u raportuan të plagosur.
Pjesët e raketave goditën tokën pranë Aeroportit Ndërkombëtar Ben Gurion pranë Tel Avivit, sipas kanalit televiziv izraelit Channel 13.
Ndërkohë në Liban, një balonë spiunazhi izraelite u pa në lindje të vendit – e para këtij lloji që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut.
“Balona fluturoi mbi fshatra në Luginën Bekaa”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve NNA. “Një dron izraelit u pa gjithashtu në qiell”, tha agjencia.
Ushtria izraelite nuk i komentoi raportet.
Në maj, Hezbollahu tha se kishte rrëzuar një balonë spiunazhi izraelite në jug të vendit.
Ushtria izraelite përdor drone dhe kulla vëzhgimi në zonën kufitare dhe gjithashtu herë pas here balona spiunazhi. //a.i/