E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Gallant: Irani mbetet kërcënimi më i madh për të ardhmen e botës

TEL AVIV, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant paralajmëroi përsëri për kërcënimin që vjen nga armët bërthamore iraniane.

”Kërcënimi më i madh për të ardhmen e botës dhe të ardhmen e rajonit tonë është Irani dhe koha po mbaron”, tha Gallant gjatë një takimi me homologun e tij Lloyd Austin në Uashington, sipas zyrës së tij.

”Tani është koha për të përmbushur angazhimin që administratat amerikane kanë bërë gjatë viteve për të premtuar se do të parandalojnë Iranin nga posedimi i armëve bërthamore”, tha Gallant.

Izraeli ka paralajmëruar prej kohësh për programin e armëve bërthamore të Teheranit.

Që nga fillimi i luftës së Gazës, pas masakrës së izraelitëve nga lëvizja islamike palestineze Hamas pothuajse nëntë muaj më parë, disa grupe pro iraniane dhe iraniane kanë sulmuar Izraelin me raketa, granata ose zjarr artilerie.

Pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu sulmoi verbalisht qeverinë amerikane në një video të fundit në lidhje me një dërgesë armësh të ndaluar, Gallant vlerësoi bashkëpunimin e të dy palëve në mbrojtjen e Izraelit “kundër sulmit masiv nga Irani”./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›