TEL AVIV – Hamasi liron edhe tre pengje të tjerë izraelitë

TEL AVIV, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Hamasi ka liruar tre pengje të tjerë në Rripin e Gazës, si pjesë e shkëmbimit të fundit të të burgosurve me Izraelin, treguan sot imazhet e drejtpërdrejta televizive.
Pengët – të quajtur si Eli Sharabi, Or Levy dhe Ohad Ben Ami – iu dorëzuan Kryqit të Kuq dhe u morën me furgona të Kryqit të Kuq, pasi kaluan para turmës palestineze të luftëtarëve të Hamasit.
Izraeli do të lirojë 183 të burgosur palestinezë në këmbim të tre pengjeve.
Gjatë fazës së parë gjashtëjavore të marrëveshjes së armëpushimit për të ndalur luftën në Gaza, 33 pengje izraelite në total do të lirohen në këmbim të 1 904 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite./ a.jor.