TEL AVIV – Izraeli liron 200 palestinezë në këmbim të katër grave izraelite

GAZA, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Autobusët që transportonin të burgosur palestinezë të liruar nga Izraeli në një shkëmbim të të burgosurve me Hamasin sot lanë dy burgje izraelite.
Autobusët u larguan nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor dhe nga burgu Ktziot në shkretëtirën e Negevit.
Lirimi i 200 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite është planifikuar për sot në këmbim të katër grave izraelite, të gjitha ushtarake, të liruara këtë mëngjes nga Hamasi në Gaza. /os/