E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli shton sulmet në Gaza, ndërsa vazhdojnë negociatat për shkëmbimin e pengjeve

TEL AVIV, 7 janar /ATSH-AA/ – Ushtria izraelite intensifikoi masakrat në Rripin e Gazës, derisa mes Tel Avivit dhe Hamasit vazhdojnë negociatat indirekte për shkëmbim e pengjeve.

Negociatat indirekte për shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, vazhdojnë nën ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit.

Pas miratimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, delegacioni izraelit më 3 janar shkoi në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të marrë pjesë në negociatat për shkëmbimin e pengjeve.

Gazeta “Shark” e Arabisë Saudite publikoi dokumentin, për të cilin pretendohet se është lista e pengjeve izraelite që Hamasi do t’i lirojë në fazën e parë nëse arrihet një armëpushim.

Ndërkohë qeveria izraelite tha se “atyre nuk i është dorëzuar ende” lista e pengjeve që Hamasi ka planifikuar të lirojë nëse arrihet një armëpushim.

– Në sulmet në 4 ditët e fundit në Gaza u vranë 272 palestinezë

Rritja serioze e masakrave të Izraelit në Gaza tërheq vëmendje, ndërkohë që vazhdojnë negociatat për shkëmbimin e pengjeve.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, të paktën 272 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në periudhën 2-5 janar.

Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite janë të përqendruara kryesisht në pjesët veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 45 805 palestinezë, përfshirë 17 818 fëmijë dhe 12 287 gra ndërsa 109.064 persona të tjerë u plagosën./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›