E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rehabilitimi i rrugës “Vesa” në Xhafzotaj, Sako: I shërben 400 banorëve të zonës

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se një tjetër aks rrugor po rehabilitohet në njësinë administrative të Rrashbullit.

“Një tjetër investim në përgjigje të kërkesës së banorëve në njësinë administrative të Rrashbullit. Po punojmë për rehabilitimin e rrugës “Vesa” në zonën e Xhafzotaj. Asfaltimi i kësaj rruge i shërben rreth 400 banorëve të kësaj zone”, thotë Sako në një postim në Facebook.

Investimet në segmentet rrugore të Durrësit parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›