E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli vazhdon sulmet në Gaza pas vonimit të armëpushimit

TEL AVIV, 19 janar /ATSH-DPA/ – Izraeli vazhdoi edhe sot sulmet e tij në Rripin e Gazës, pasi një armëpushim që duhej të hynte në fuqi këtë mëngjes u vonua nga një mosmarrëveshje mbi identitetin e pengjeve të parë që u liruan sipas marrëveshjes.

Ushtria izraelite vazhdoi të operojë dhe të godasë objektivat terroriste në Gaza”, raportoi ushtria izraeliane.

Një armëpushim fillimisht ishte planifikuar të hynte në fuqi në orën 8:30 të mëngjesit për të lehtësuar një qetësim fillestar gjashtë-javor në luftime, si dhe lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Por Izraeli thotë se grupi ekstremist palestinez Hamasi ka dështuar të japë emrat e tre pengjeve që do të liroheshin sot, siç parashikohej në marrëveshje, duke njoftuar se sulmet në Gaza do të vazhdonin derisa militantët të respektonin marrëveshjen.

Pavarësisht, njerëzit në Gaza dolën në rrugë në orën 8:30 të mëngjesit për të festuar, sipas pamjeve të transmetuara nga Al Jazeera. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›