TEL AVIV – Katz: Izraeli pret mbështetje nga BM dhe Franca nëse sulmohet nga Irani

TEL AVIV, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz deklaroi se Izraeli do të presë mbështetje nga Britania e Madhe dhe Franca në rast të ndonjë sulmi të mundshëm nga Irani.
“Unë ua kam bërë të qartë ministrave të Jashtëm të Francës dhe BM se nëse Irani sulmon, Izraeli pret që koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA, BM dhe Franca t’i bashkohet Izraelit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulmin ndaj objektivave të rëndësishëm në Iran”, tha Katz, në një takim me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe homologun e tij francez, Stéphane Séjourné në Jerusalem, sipas një deklarate nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, e lëshuar përmes WhatsApp.
Në një deklaratë për X, Katz tha se ai ua kishte bërë të qartë homologëve të tij francezë dhe britanikë “se mënyra e duhur për të penguar Iranin dhe për të parandaluar luftën është duke njoftuar se nëse Irani sulmon, ata do të qëndrojnë me Izraelin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në duke goditur objektivat në Iran”.
“Irani është kreu i boshtit të së keqes dhe bota e lirë duhet ta ndalojë atë tani para se të jetë tepër vonë”, tha Katz./ /os/