TEL AVIV – Një raketë balistike godet aeroportin Ben Gurion

TEL AVIV, 4 maj /ATSH-ANSA/ – Një raketë balistike e lëshuar nga Jemeni ka goditur zonën brenda perimetrit të aeroportit të Tel Avivit.
Sipas ushtrisë izraelite (IDF) mbrojtja ajrore dështoi të interceptonte raketën.
Një zyrtar i lartë i rebelëve Huthi, Muhammad al-Bahiti, i tha transmetuesit katarian al Araby se “sulmi në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv është provë e aftësisë së grupit për të synuar vende të rëndësishme brenda Izraelit”.
IDF u përpoq të interceptonte raketën balistike të lëshuar nga Jemeni duke përdorur sistemin Arrow 3 dhe sistemin amerikan Thaad, por përpjekjet dështuan.
Forcat Ajrore po hetojnë dështimin për të rrëzuar një raketë që u rrëzua në aeroportin e Tel Avivit.
“Kushdo që na godet do të goditet shtatë herë më shumë”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, pasi një raketë e lëshuar nga rebelët Huthi nga Jemeni u rrëzua në zonën e Terminalit 3 të Aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit.
Gjashtë persona u plagosën në një sulm me raketa të rebelëve Huthi në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit. /os/