TEL AVIV – Pengjet izraelite do të shkëmbehen me 1904 të burgosur palestinezë

TEL AVIV, 18 janar /ATSH-DPA/- Gjithsej 1 904 palestinezë do të lirohen nga burgjet dhe kampet izraelite gjatë armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi sot qeveria izraelite.
Në këmbim, Hamasi do të lirojë 33 nga 98 pengjet izraelite gjatë pauzës gjashtëjavore të luftimeve, e cila do të fillojë nesër në mëngjes.
Sipas qeverisë izraelite, janë 1 167 palestinezë të arrestuar në Rripin e Gazës, të cilët nuk ishin të përfshirë në masakrën e 7 tetorit 2023 në Izrael nga Hamasi dhe ekstremistët e tjerë.
Ata konsiderohen kryesisht si luftëtarë të Hamasit që u kapën gjatë më shumë se 15 muajve luftime.
Gjithashtu, 737 palestinezët e tjerë që do të lirohen janë burgosur për shkelje të vogla në Bregun Perëndimor ose kalimi i paligjshëm i kufirit, posedimi i paligjshëm i armëve ose shkelje të tjera.
“Megjithatë, ky grup përfshin edhe palestinezë që vuajnë dënime për krime të rënda si vrasje”, sipas një liste të publikuar nga Ministria e Drejtësisë izraelite – ku përfshihen 22 të burgosur që do të lirohen, të cilët akuzohen për sulme të rënda ndaj izraelitëve.//a.i/