E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TIA: Përfundon me sukses rishikimi i sigurisë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroportit

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) thotë se ka përfunduar me sukses rishikimi i sigurisë nga programi APEX i Këshillit Ndërkombëtar i Aeroportit (ACI).

Në një njoftim në rrjetet sociale, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se, programi APEX i ACI i ndihmon aeroportet të optimizojnë masat e tyre të sigurisë, sigurisë kibernetike dhe mjedisit për të lehtësuar përputhjen me rregulloret dhe standardet e ICAO.

Ekspertë të industrisë kryen një vlerësim të operacioneve të aeroportit me intervista të personelit, analiza të dokumentacionit dhe rishikim të veprimtarisë për të konfirmuar përputhshmërinë e masave të sigurisë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e rekomanduara.

Sipas TIA-s, përfundimet do të ndihmojnë në përpjekjet për të siguruar nivelet më të larta të sigurisë për pasagjerët, linjat ajrore dhe grupet e interesit në aeroport.

1 nga 4

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›