E Diel, 1 Nëntor 2026

TIFF 2009: Gruaja pa piano filmi më i mirë, Gjergj Xhuvani regjisori më i mirë

Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë është mbyllur duke shpallur si fitues të tij filmin spanjoll Gruaja pa piano" të regjisorit Javier Rebollo, i cili mori edhe çmimin e aktores më të mirë femër.

Ndërkaq, çmimi madh i festivalit të filmit "TIFF 2009" për Karrierën iu akordua regjisorit të njohur grek, Teo Angelopulos.

Për regjisorin shqiptar, Gjergj Xhuvani ky eveniment i madh artistik që u zhvillua gjatë dy javëve të fundit në vendin tonë do të rezervonte çmimin "Regjisori më i mirë".

Ndërsa filmi i tij "Lindje- Perëndim-Lindje" do ti jepte atij vetë si edhe aktorëve të tjerë të tij, çmimin si Aktori më i mirë".

Nga ana tjetër, pati edhe një "Çmim të medias" i cili iu akordua filmit Qyteti i djajve", filmit serb me regji të Vladimir Paskaljeviç dhe "Çmimi i publikut" për filmin "Kamion" i shqiptarit Ilir Kasmi.

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë solli rreth 100 filma, mes tyre edhe ata me metrazh të gjatë, i cili nisi në datën 27 nëntor dhe u mbyll mbrëmë, në datën 6 dhjetor.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›