TIFF, fitues "Akademia e Platos" dhe " Gruaja pa Piano"
"Akademia e Platos" e grekut Filipos Tsitos dhe " Gruaja pa Piano" e spanjollit Havier Rebolo janë dy filmat fitues të çmimit të madh në edicionin e shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Tirana 2009. Pas një maratone 10 ditore festivali i filmit është mbyllur në një natë gala ku juria e tij ka ndarë çmime për të gjitha kategoritë . Në sy ranë çmimi për filmin me metrazh të shkurtër ku midis 30 konkurentëve fitoi filmi i regjisores shqiptare Odeta Cunaj me filmin "Shenja", çmimi për aktorin më të mirë që e ka marrë grupi i aktorëve të filmit "Lindje-Perëndim - Lindje", Helidon Fino, Gentian Hazizi, Lulzim Zeqja, Ervin Bejleri dhe Oni Pustina si dhe çmimi për regjisorin më të mirë të cilin e ka fituar regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani,për të cilin ka qënë një emocion i veçantë.
Juria gjithashtu ka dhënë dy çmime speciale për çmimin e karierës të cilat i ka fituar regjisori i mirënjohur shqiptar Viktor Gjika dhe ai grek Teos Angelopulos. Festivali Ndërkombëtar i Filmit për herë të parë këtë vit bashkoi të gjitha zhanret e filmit si atë me metrazh të shkurtër , dokumentar , i animuar , fikshën si dhe filmin me metrazh të gjatë. Gjatë 10 ditëve ai ka prezantuar të gjithë filmat konkurentë në një skenë të improvizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar.