E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIRANA BANK, rezultatet e 3-mujorit

Breaking Views Fitimi neto 2.4 milionë euro, 80% më i lartë se tremujori i parë 2009

“Tirana Bank” ka shënuar një performancë mjaft të mirë gjatë tremujorit të parë të vitit 2010, duke arritur një fitim neto prej 2.4 milionë eurosh, apo 80% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pavarësisht një rritje prej 8% të provigjioneve (1.4 milionë euro). Të ardhurat nga interesi neto janë në nivelin e 6.2 milionë euro, ose + 17% nga viti në vit.

Falë një menaxhimi mjaft efikas shpenzimet operative kanë pasur një rritje të lehtë prej 6% nga viti në vit (3.6 milionë euro), pavarësisht çeljes së degëve të reja. Si rezultat raporti shpenzime/të ardhura është rreth 47% krahasuar me 55%, një vit më parë. Falë çeljes së tri degëve të reja, numri në total i degëve ka shkuar në 50.

Pozicioni i fortë financiar i “Tirana Bank” konfirmohet edhe nga niveli i ulët i kredisë me probleme, e cila mbetet në nivelin e 7.1% të totalit të portofolit të kredisë (shumë më i ulët se sistemi bankar shqiptar). Gjithashtu, raporti kredi/depozita është 106%, duke treguar kështu një balancë mjaft të mirë të depozitave dhe kredisë.

Si përfundim raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet në nivele mjaft të larta 15.3%, ndërsa totali i kapitalit shënon 86.4 milionë euro.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›