Ligje të reja kundër ndotjes
Dita e mjedisit
Në prag të ditës botërore të mjedisit, specialistët kanë renditur disa nga problemet mjedisore me të cilat shqiptarët po përballen prej vitesh edhe pse zgjidhja e tyre është emergjente.
Ajri i ndotur, por edhe menaxhimi i mbetjeve urbane janë dy nga problemet më shqetësuese në Shqipëri, për të cilat kërkohen më tepër investime. Në disa qytete të vendit ajri rezulton prej disa vitesh me ndotje disa herë më të lartë se normat e Bashkimit Europian. Kjo për sa i përket pluhurit të respirueshëm.
Kjo situatë e rëndë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Fier, ka çuar në rritjen e numrit të personave të prekur nga alergjitë, por edhe sëmundjet polmunare.
#