TIRANE/ Basha: Qarqet serbe ne abuzim
Per ministrin e Jashtem te Shqiperise, Lulzim Basha, strukturat paralele serbe ne territorin e Kosoves kane marre tashme nje pergjigje te qarte si nga Brukseli ashtu dhe nga Nju-Jorku. Ai e pershkroi dje kuvendin e ri te serbeve si "pa kurrfare legjitimiteti". Sipas tij, "ne thelb ato jane nje pozim i shemtuar i qarqeve te caktuara ne Beograd, nje tallje e Beogradit me vetveten dhe me serbet ne Kosove". Serbet e Kosoves, tha Basha, e kane te ardhmen e tyre ne Kosove, "si nje minoritet, i cili ne baze te paketes Ahtisari gezon te drejtat me te medha historikisht te njohura ndonjehere ne rajonin tone, apo me gjere". Deklarata e Bashes u be dje ne Tirane, ne nje konference per gazetare se bashku me homologun e tij rumun.