E Shtunë, 31 Tetor 2026

TK, sonte premiera “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”

Suksesi i kësaj vepre qëndron në përmbajtjen e saj tejet të guximshme dhe në trajtimin e temave shpesh të konsideruara si tabu, të cilat janë shumë aktuale për kohën, siç janë: imazhi i dyfishtë në bashkëshortësi, imazhi i rrejshëm që prezantohet para botës dhe ai i vërteti që ekziston brenda katër mureve, frika për t’u ballafaquar me të vërtetën dhe ikja nga realiteti, shpresat dhe dështimet në një lidhje bashkëshortore, etj.

Drama është shqipëruar nga Gjergj Peçi dhe në rolet kryesore do të interpretojnë, Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Eftiola Laçka dhe Helidon Fino.

“Kush ka frikë nga Virginia Woolf” është një dramë e luajtur në skenat teatrore në të gjithë Evropën.  Kjo është një nga kryeveprat e dramaturgjisë amerikane të shekullit XX, e cila që nga premiera e parë në Billy Rose Theatre-Broaday, Nju-Jork, në vitin 1962 e deri më sot kudo që është vënë në skenë ka ngjallur shumë debate që prekin thelbin e shoqërisë - familjen. Drama është e ndarë në dy akte, ku në të parin, dy personazhet Marta dhe Xhorxhi përqeshin dhe poshtërojnë njëri-tjetrin duke shfrytëzuar praninë e mysafirëve si një audiencë që është e detyruar të futet në lojën e tyre dhe të marrë anën e njërit nga ta. Dhe ne aktin e dytë kjo lojë fillon të bëhet edhe më e ashpër, ngjarjet shndërrohen në një ankth të vërtetë”, deklaron regjisori i saj, Kushtrim Bekteshi.

Kjo dramë vjen për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Të gjithë artdashësit do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë dramë në data 17, 18, 19 dhjetor, ora 19.00.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›