Malavi njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, është njoftuar të mërkurën, me një notë verbale, e cila është përcjellë nga misioni i përhershëm i Republikës së Malavit në OKB përmes konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009 e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.