E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Serbia duhet te jete më konstruktive

Për Klintonin ky ishte takimi i parë me Jeremiçin që nga ardhja e saj në krye të diplomacisë amerikane.

Ndihmëssekretari i Shtetit, Philip Crowley, para takimit deklaroi se çështjet që do të bisedoheshin lidhen me përpjekjet për promovimin e stabilitetit në Bosnjë, bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Kosova. Sipas tij, Uashingtoni pret që Serbia të ketë një rol konstruktiv në Ballkan.

Duke përmendur vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Xho Biden në Beograd, Klinton pohoi se atë e sheh si një vazhdimësi të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Ndërkohë, Jeremiç i vlerësoi si qenësore për paqen në Ballkan marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›