E Shtunë, 31 Tetor 2026

TKK nis me “Natën e Helverit”

Të premten, më 6 janar, me fillim nga ora 20, në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepet shfaqja “Nata e Helverit”, në regji te Altin Bashës dhe me tekst të dramaturgut polak, Igmar Villcist.

Në shfaqje luajnë Safete Rogova dhe Lirak Çelaj, ndërkaq kostumet dhe skenografia janë të Iliriana Loxha Bashës.

Lufta e Dytë Botërore, për shkaqe të kuptueshme, është bërë shpesh objekt i letërsisë, dramës, teatrit apo kinemasë, por ”Nata e Helverit” e gjeti vendin e saj në këtë galeri veprash falë thurjes dhe mënyrës së trajtimit të kësaj tematike. Edhe përkthimi mjeshtëror i Leonard Zisi’t nga origjinali e sjell shumë afër dramën dhe emocionin që e bartë ajo.

Dramaturgu polak, Igmar Villcist, ka shkruar një vepër dramatike me mesazhe që reflektojnë edhe sot në botën e globalizimit, prandaj mund të thuhet se veprat e tij janë një nga sukseset më të bujshme të dramaturgjisë bashkëkohore polake.

Ndryshe, shfaqja shënon karrierën 40-vjeçare të aktores Safete Rogova në TKK, por edhe 65ëvjetorin e lindjes së saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›