TOB cel siparin me dy krijime hungareze

Teatri kombëtar i Operas dhe Baletit ka ngritur siparin e sezonit artistik me dy krijime të rëndësishme të muzikës dhe kulturës hungareze të pa interpretuara kurrë më parë. Bëhët fjalë për Operan e parë Hungareze “Huniadi Lazio” dhe baletin
“Mandarini i Mrekullueshëm”. Kjo mbrëmje e veçantë u ndoq nga afër nga kryministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha , kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ministry i Kulturës Aldo Bumçi dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Mbrëmja gala startoi me këndimin e dy himneve atij shqiptar dhe hungarez…..
Programi më pas vijoi me interpretimin e pjesëve nga opera “ Hunyadi Lazlo” nga solistët Ardita MENI DHE Gergely Boncser të shoqëruar edhe nga kori dhe orkestra simfonike TKOB nën drejtimin e dirigjentit hungarez Imre Kollar.
Ndërsa si pjesë përmbyllëse e natës hungareze në Tiranë u shfaq në skenë pjesa e baletit “ Mandarin i mrekullueshem” me koreografi të David Miklos Kerenyi, i cili menjëherë pas shfaqjes, i emocionuar tha se janë realizuar të gjitha pritshmëritë
“Ky është një balet i vështirë ka një gjuhë skenike mjaft interesante dhe mbi të gjitha një muzikë shumë të ndjerë .” Mendoj se pjesa u percjell nga publiku, pasi pati entuziazem ne skene. Nga ana ime janë realizuar të gjitha ato që unë prisja nga balerinët. Kjo shfaqje është cilësuar si një pantonim Groteske, por në të vërtet ka një fund tragjik. |Për të jetësuar këtë vepër më kanë ndihmur shumë artistët Enada dhe Gerdi pasi ato jane balerinë të shkëlqyer”- u shpreh ai.
Ndërkohë që rolet kryesore u realizuan me mjaft mjeshtri nga balerinët e njohur Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët nuk jemi mësuar shpesh t’i shohim në role kaq bashkëkohore dhe për këtë ata shprehen pas shfaqjes se u ndjenë mjaft mirë në këtë pjesë.
Diptiku hungarez do të jetë edhe për dy ditë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në kuadër të javës hungareze në Tiranë.