E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Ministren per Ceshtjet Evropiane te Irlandes Lucinda Craighton

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim Ministren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës Lucinda Craighton, vendi i së cilës mban kryesimin e OSBE-së semestrin e radhës do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian.

Ministrja Craighton u shpreh se progresi në Shqipëri është i prekshëm dhe real dhe reformat e ndërmarra janë shumë inkurajuese qoftë në aspektin e Bashkimit Evropian ashtu dhe të OSBE-së. Ajo shprehu shpresën që rekomandimi i Bashkimit Evropian në tetor do të jetë pozitiv dhe se progresi i bërë nga Shqipëria do të marrë vlerësim pozitiv në mbledhjen e Këshillit Evropian në dhjetor. Duke e përgëzuar kryeministrin për punën e bërë ajo inkurajoi që të vazhdohet në këtë rrugë.

Kryeministri thkesoi se e konsideron integrimin europian si proces të bazuar në meritë dhe se përmbushja e standardeve dhe prioriteteve, ka sjellë transformim rrënjësor të vendit dhe zhvillim në fushën ekonomike, politike, sociale etj. Zoti Berisha theksoi se pas bllokimit dy vjeçar nga ana e opozitës të reformave integruese axhenda e reformave është plotësuar më sukses në pjesën më të madhe të saj si pasojë e marrëveshjes politike të nëntorit 2011 dhe bashkëpunimit mazhorancë – opozitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›