E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindje ne lokal kater persona mbeten te plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një grindjeje të ndodhur në ambientet e një lokali në rrugën e "Porcelanit" në Tiranë. 

Sipas policisë është plagosur administratori i lokalit Shaqir Shtishi, 47 vjeç, Ervin Laraku e Bledi Haka, 31 vjeç, si dhe Dritan Qello, 35 vjeç, I cili është edhe më rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin ushtarak, ku tre të parët raportohen jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në ambientet e lokalit ku të plagosurit dhe Autorët kanë qenë bashkë duke pirë. 

Burimet policore thanë se grupi hetimor është fokusuar në pistën e grindjeje të çastit si motiv për ngjarjen, ndërsa shtuan se janë duke hetuar edhe aktivitet e personave të përfshirë në të për të parë nëse ka patur ndonjë pazar të dyshimtë mes tyre.  

Dy persona u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar për ngjarjen pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe të plagosurve në spitalin ushtarak. 

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve janë drejtuar nga zëvendësdrejtori për hetimin e krimeve në drejtorinë e policisë së Tiranës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›