E Shtunë, 31 Tetor 2026

TOB koncert bamiresie per komunitetin rom

Në Teatrin e Operas dhe Baletit është mbajtur një koncert bamirësie për komunitetin rom në Shqipëri. Në këtë aktivitet të veçantë mori pjesë bashkëshortja e kryministrit Liri Berisha, ambasadorë të akredituar në Tiranë, nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku. Koncerti “Së bashku për një qëllim të drejtë” u organizua nën kujdesin e veçantë të Bashkisë së Tiranës dhe ambasadës zviceriane dhe romune. Në këtë aktivitet performoi orkestra e liceut artistik “Jordan Misja”, e cila përcolli tingujt e zgjedhur nga krijimtaria e kompozitorëve më të njohur vendas dhe të huaj Zoraqi, F. Chopin, A. Mozart, P. Gaci, G. Verdi, ku u përçuan mesazhe dashurie dhe mbështetjeje.
Të gjitha të ardhurat që të pranishmit dhuruan pas përfundimit të koncertit në kutitë e vendosura enkas në hollin e TKOB, shkuan në ndihmë të mjeteve të domosdoshme për jetën dhe mbarëvajtjen e kësaj popullsie, ndërkohë që u çel edhe një ekspozitë me foto nga momente të ndryshme të jetës së romëve në holl.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›