Kryeministri Berisha pret ambasadoret e Kosoves dhe te ekise
Kryeministri Berisha priti ambasadorin e ri të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimin, të cilin e garantoi për mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për misionin e tij, për konsolidimin e të gjitha lidhjeve të panumërta vëllazërore midis të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.
Ambasadori Selimi tha se “shqiptarët në përgjithësi dhe ata të Kosovës në veçanti i janë përherë mirënjohës kryeministrit Berisha për atë çfarë vazhdon të bëjë për ta”. Selimi i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet e kryeministrit Thaçi e të autoriteteve të Republikës së Kosovës, për 22 marsin, ditën e fitores së demokracisë në Shqipëri.
Duke u ndalur tek 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, u rikonfirmua se kjo ngjarje madhore në historinë moderne të shtetit shqiptar, por edhe të kombit do të festohet këtë vit sëbashku nga të gjithë shqiptarët, si nderimi më i madh që i bëhet përpjekjeve shekullore të kombit për liri e dinjitet.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha priti sot, edhe Ambasadoren e Çekisë Bronislava Tomashova. Duke i uruar suksese në detyrën e re, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që Çekia i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian. Ambasadorja Çeke e siguroi Kryeministrin për vijimin e kësaj mbështetjeje, për të marrë sa më parë statusin e vendit kandidat dhe për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian.