elet ekspozita fotografike e gazetarit italian
Në Ministrinë e Kulturës, është çelur ekspozita fotografike “Pas dimrit të gjatë 22 mars 1992" e gazetarit dhe fotografit të njohur italian Giovanni Ruggiero. Ai shprehet se hera e parë që ka ardhur në vendin tonë ka qenë para 20 vitesh si korrespodent i një gazete italiane.
“Për 20 vjet i kam dedikuar buzëqeshje dhe shumë fjalë dashurie Shqipërisë në artikujt e mi. Unë kam qenë pjesë e historisë suaj në këta 20 vite dhe kam festuar me ju” Ajo që ne përjetojmë sot është ndjesia e lidhjes tepër të ngushtë mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Italisë. është një hap më shumë në përafrimin shpirtëror dhe kulturor mes dy vendeve tona.
Ndërsa Ministri Bumçi vlerësoi punën dhe kontributin e sjellë nga Ruggiero në dokumentimin e ndryshimeve historike të vendin tonë, i cili sapo kishte dalë nga një izolim i gjatë dhe tejet i vështirë.
Zoti Ruggero pasqyron me nota tepër të gjalla atmosfera tejet te vështirë te periudhës së parë të ndryshimeve demokratike, por në të njëjtën kohë aty shfaqet qartë edhe shpresa e madhe e shqiptarëve që lindi bashkë me ardhjen e demokracisë.
Në këtë ekspozitë u paraqitën 26 foto të përzgjedhura nga koleksioni i pasur i z. Giovanni Ruggero.