TURQI – Ankaraja dënon ”fazën e re të politikës së gjenocidit izraelit”

ANKARA, 18 mars /ATSH-AFP/ – Turqia dënoi sot, sipas saj, ”fazën e re në politikën gjenocidale të Izraelit”, pas sulmeve të dhunshme të saj në Rripin e Gazës gjatë natës.
”Masakra kundër qindra palestinezëve gjatë sulmeve izraelite në Gaza këtë mëngjes tregon se politika gjenocidale e qeverisë Netanyahu ka hyrë në një fazë të re”, shkruan Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një qëndrim të vendosur ndaj Izraelit për të siguruar një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare”, shtoi ministria turke, e cila e konsideron “të papranueshme që Izraeli të provokojë një spirale të re dhune”.
Për Ankaranë, këto sulme izraelite, të cilat sipas ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 330 personave në kundërshtim me ”ligjet e njerëzimit”./ /os/